Pelegrinazhi i munguar per tek Fishta

Pelegrinazhi i munguar per tek Fishta

Written by Irhan Jubica on Thursday, 08 March 2012. Posted in Itinerare

Një vizitë në vendlindjen e poetit të madh

Pelegrinazhi i munguar per tek Fishta

Për vetëm 75 minuta je aty. Nëse nisesh nga Tirana, duhet ta kalosh Lezhën për t’u kthyer djathtas në vendin ku tabela tregon fshatin Blinisht, nëpër një rrugë të ndërtuar prej qysh në fund të viteve ‘30 të shekullit të kaluar e të rikonstruktuar së fundmi. Jemi në Fishtë, në zonën e Zadrimës në Lezhë, që i dha Shqipërisë një figurë të madhe: Gjergj Fishtën. Në krye të fshatit, pas një kthese të vogël në të majtë, thuajse e rrënuar prej harresës, është shtëpia ku ka jetuar në periudha të ndryshme Fishta. 

Më tej, në dalje të fshatit Fishtë, sipër një lëndine të shtruar si me dorë, mbi një piedestal që imiton një libër të hapur, lartësohet një kryq i madh hekuri. Në të vërtetë, shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta ndodhet nja 30 m mbi rrugën automobilistike, por prej saj nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Në fletët e librit shkruhet: KËTU U LIND FRATI I MADH, POETI KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTA. 23.10.1871-30.12.1940. Kjo shenjë e parë tërheq vëmendjen e kalimtarëve, që zbresin prej makinave, për ta fiksuar në foto këtë imazh. Por ata janë nisur për tjetërkund: pas dy kilometrash është një lokal i pazakontë për vendin, “Mrizi i Zanave”, ku muzika e kultivuar dhe live, të shijon më shumë se vera e mirë e shtëpisë apo mishrat e pjekur.

Tepër poetike sikur këta njerëz të vinin për të nderuar kujtimin e poetit nën hijen e ullinjve shekullorë, ku është rritur edhe Fishta vetë? Sikur një klasë a një shkollë t’i sillte nxënësit për një ekskursion në këtë vend, ku edhe bukuritë natyrore nuk mungojnë!

Sikur  vendlindja apo vendbanimi i Fishtës në Fishtë e Troshan të Zadrimës, apo edhe vendvarrimi i tij në Kishën Françeskane të Shkodrës të bëheshin atraksione turistike të ngjashme me shtëpitë apo vendvarrimet e  Franz Kafka-s, Jim Morrison-it, Sergei Esenin-it, ku pelegrinët mbajnë rradhë për të parë çka syri i tyre pa! Për të vendosur një tufë me lule! Për të ndezur një qiri!

Sikur njerëzit ta dinin?

Ja ku e kanë!

4.8/5 rating (4 votes)

Hits

17763

About the Author

Irhan Jubica

Kryeredaktor i Revistës Travel, prej themelimit të saj dhe aktualisht.
Gazetar dhe shkrimtar 
Për më shumë info klikoni në linqet më poshtë:

Leave a comment

Please login to leave a comment. Optional login below.